Sport
Paraqitje për tu harruar, Bashkimi mposhtet thellë në shtëpi nga gjiganti francez
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i basketbollit Bashkimi nuk ka arritur të bëjë mrekullinë në Prizren, duke pësuar humbje bindëse me rezultat 94:66 (34:18, 22:18, 23:7, 15:23) përballë skuadrës nga Franca, Chalon/Saone, në kuadër të xhiros së katërt në kompeticionin evropian FIBA Europe Cup.
Fati i takimit u vulos që në dhjetë minutat e para, periudhë kjo që rezultoi fatale për skuadrën vendase, pasi francezët arritën të krijonin një epërsi të rehatshme prej 16 pikësh, duke e mbyllur çerekun e parë 34:18.
Gjatë pjesës së mbetur të ndeshjes, prizrenasit nuk gjetën energjinë dhe zgjidhjet e duhura për të rrezikuar epërsinë e lartë të kundërshtarit. Dominimi i mysafirëve u konfirmua në minutën e 33-të, kur diferenca shkoi në plot 31 pikë, me semaforin që tregonte shifrat 87:56.
Pavarësisht përpjekjeve në fundin e takimit, francezët menaxhuan situatën deri në sirenën e fundit, duke triumfuar përfundimisht me një diferencë prej 28 pikësh dhe duke e mbyllur ndeshjen me shifrat 94:66.
Në radhët e skuadrës së Bashkimit, më të dalluarit në aspektin ofensivë ishin Gian Clavell me 13 pikë dhe Divine Myles me 11 sosh, kurse te mysafirët nga Franca performanca më e mirë i theu shifrat te Carl Ponsar, i cili kontribuoi me 17 pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: