Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Gara për LDK-në, Arben Gashi konfirmon zyrtarisht ambiciet për t'u bërë kryetar

Redaksia Lajmetereja • 28-10-2026 21:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gara për LDK-në, Arben Gashi konfirmon zyrtarisht ambiciet për t'u bërë kryetar
Deputeti dhe figura e njohur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka bërë të ditur se synon të garojë për të marrë drejtimin e partisë. Gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin "Pressing" në T7, ai ka shprehur hapur ambiciet e tij për kreun e këtij subjekti politik. Gjatë diskutimit rreth së ardhmes së partisë dhe udhëheqjes së re, Gashi u përgjigj pozitivisht për mundësinë e kandidimit, duke e kushtëzuar atë me zhvillimin e një procesi zgjedhor fer, transparent dhe me standarde të larta demokratike. "Nëse nuk ka konsensus për ndonjë kryetar, hapet gara dhe do jem.... Nëse do ketë konsensus paraprak në kompromis nuk duhet të jemi destruktiv, nëse hapet gara do të jem kandidat", deklaroi ai, duke lënë të hapur mundësinë e garës në mungesë të një marrëveshjeje unanime.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar