Politikë
Reformat në drejtësi dhe partneriteti me OSBE-në, në fokus të takimit Shasivari–Wahl
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim zyrtar me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Wahl, ku tema kryesore e diskutimit ishin prioritetet e reformave dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e drejtësisë.
Gjatë këtij bashkëbisedimi u shqyrtua agjenda reformuese e Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë te ngritja e standardeve të sundimit të ligjit dhe konsolidimi i kapaciteteve institucionale, me synim përafrimin e plotë me praktikat dhe normat evropiane.
Nga ana e tij, ministri Shasivari vuri inë dukje kontributin e çmuar dhe mbështetjen e gjithanshme me ekspertizë që OSBE-ja i jep proceseve transformuese, duke nënvizuar domosdoshmërinë e një bashkëpunimi të ngushtë dhe të vazhdueshëm për të arritur një strukturë institucionale sa më funksionale dhe transparente.
Në përmbyllje të takimit, u rikonfirmua vendosmëria e patjetërsuar e Ministrisë së Drejtësisë për të çuar përpara ndryshimet rrënjësore, për të garantuar sundimin e ligjit dhe për të krijuar një sistem gjyqësor të pavarur, efikas dhe plotësisht të besueshëm për të gjithë qytetarët.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: