Kronikë
Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit, reagon ashpër avokati i tij Plarent Ndreca
Reklamë e Sponsorizuar
Avokati dhe njëkohësisht i pandehuri në SPAK, Plarent Ndreca, ka ngritur shqetësimin lidhur me zhvendosjen e klientit të tij, kryebashkiakut të pezulluar dhe të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj – i cili përballet me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale – drejt institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale në Fier.
Kjo deklaratë e mbrojtësit ligjor ka sjellë në vëmendje reagimet e mëparshme të vetë kryebashkiakut, duke ngritur pikëpyetje mbi pretendimet e ngritura.
“Nuk na është vënë në dispozicion asnjë arsyetim me shkrim mbi motivet e këtij transferimi. Kjo masë krijon vështirësi si për familjarët e tij, ashtu edhe për mbarëvajtjen e qytetit, duke qenë se ai mban ende mandatin e kryetarit. Kjo përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në ushtrimin e funksioneve të tij publike”, ka deklaruar Ndreca.
Në lidhje me ndryshimet mes paraburgimit të Durrësit dhe atij të Fierit, pozita e Erion Veliaj nuk i jep atij luksin e përzgjedhjes së ambientit të vuajtjes së masës, por e vendos atë përballë detyrimit ligjor për t'u paraqitur në gjykatë. Kjo vjen pasi, gjatë një viti e gjysmë, seancat gjyqësore janë shtyrë vazhdimisht përmes skemave dhe skenarëve të ndryshëm përballë 13 akuzave të rënda.
Kryebashkiaku i Tiranës nuk duhet të shqetësohet për fatin e karriges së tij, qoftë në Durrës apo në Fier, por duhet të japë dorëheqjen e parevokueshme, duke i dhënë fund mbajtjes peng të qytetarëve të kryeqytetit dhe duke u vënë në dispozicion të drejtësisë.
Sikurse është theksuar edhe në analizat e mëparshme, burgu i Fierit dallohet, sipas raporteve zyrtare, për kushte më të mira sigurie dhe infrastrukturë të rikonstruktuar e të investuar.
Vlen të theksohet se Veliaj nuk është dërguar në paraburgimin e njohur si '313' – një institucion për të cilin ai ka shprehur hapur frikë duke e krahasuar me burgun e sigurisë së lartë Alkatraz – por është zhvendosur nga qyteti i Durrësit drejt qytetit të Fierit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: