Politikë
Vazhdon mbështetja financiare: Miliona euro derdhen në llogaritë e mijëra fermerëve
Reklamë e Sponsorizuar
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), nëpërmjet Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), ka bërë të ditur se procesi i shpërndarjes së pagesave direkte për fermerët përfitues po vijon sip dinamikës së parashikuar në programin e subvencioneve.
Sipas të dhënave zyrtare, fondet e derdhura deri më tani janë ndarë në disa kategori kryesore. Konkretisht, në sektorin e blegtorisë janë mbështetur 1 mijë e 712 fermerë, me një fond total prej 1,266,330.00 euro.
Ndërkohë, për mbulimin e sipërfaqeve bujqësore, përfitues janë bërë 10 mijë e 973 bujq, të cilëve u është alokuar vlera e përgjithshme prej 14,438,034.26 euro. Po ashtu, ndihmë financiare kanë përfituar edhe 294 biznese, me një shumë të përgjithshme prej 1,289,050.36 euro.
Nga ana e saj, AZhB bën me dije se angazhimi në terren dhe zyrat e saj mbetet maksimal, duke punuar me intensitet të lartë për përmbylljen e të gjitha pagesave për aplikantët e tjerë. Për këtë thirrje, numri total i fermerëve që kanë dorëzuar aplikimet e tyre kap shifrën e 33 mijë e 460 personave.
Në fund, MBPZhR dhe AZhB rikonfirmojnë angazhimin e tyre institucional për të përmbyllur me sukses këtë cikël pagesash, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për komunitetin bujqësor me synim zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të sektorit bujqësor në vend.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: