Sport
Trajtimi i yjeve shqiptarë nga Zvicra: A është kjo kthesa e madhe që po pret Kosova?
Reklamë e Sponsorizuar
Për vite me radhë, futbollistët me prejardhje shqiptare nga Kosova, të cilët kanë lindur dhe janë rritur në Zvicër, kanë përfaqësuar një shtyllë kyçe në historinë e suksesit të Kombëtares helvetike.
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami janë vetëm disa nga figurat emblematike që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme me fanellën e Zvicrës.
Megjithatë, mënyra se afrimi i fundit i karrierës së tyre ndërkombëtare është menaxhuar nga strukturat zvicerane, ka ngritur dilema dhe pikëpyetje të shumta.
Shembulli më i freskët mbetet ai i Granit Xhakës. Kapiteni dhe lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e Zvicrës po mungon në aksionin e kuqezinjve për ndeshjet e shtatorit dhe tetorit, si pasojë e situatës së krijuar rreth certifikatës së vaksinimit.
Vetë Federata Zvicerane e Futbollit bëri të ditur se ky vendim u mor në marrëveshje të plotë me mesfushorin, ndërsa situata do t'i nënshtrohet një rivlerësimi pas kësaj periudhe.
Kjo situatë natyrshëm ngre pyetjen: A po shkon ylli i skuadrës drejt një fundi të ngjashëm me atë të Valon Behramit dhe Xherdan Shaqirit?
Historia, natyrisht, nuk nis me Xhakën. Pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2018, Valon Behrami u njoftua publikisht nga trajneri Vladimir Petkoviq se ai nuk llogaritej më në planet e skuadrës.
Megjithëse federata e cilësoi atëkohë si një lëvizje thjesht sportive për t'i hapur rrugë generatave të reja, vetë Petkoviq më vonë pranoi se epilogu nuk ishte trajtuar në mënyrën e duhur, duke deklaruar hapur se Behrami nuk e meritonte një largim të tillë.
E njëjta linjë u ndoq edhe me Xherdan Shaqirin. Një nga futbollistët më të shquar të gjeneratës së tij, Shaqiri u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar në vitin 2024 pa bujë dhe pa një lamtumirë institucionale që do t'i takonte pas 125 ndeshjesh dhe 32 golash të shënuar.
Ai la pas një rekord prej shtatë turneve të mëdha radhazi me Zvicrën, duke u futur në listën e golashënuesve në çdo Evropian dhe Botëror nga viti 2014 e tutje.
Këtu pikërisht lind nevoja për një reflektim të thellë dhe një debat të hapur në opinionin sportiv në Kosovë.
A duhet që talentet e reja kosovare në Zvicër ta konsiderojnë gjithmonë kalimin te Zvicra si një zgjedhje të mirëqenë dhe automatike? Përgjigjja sot duket më e hapur se kurrë.
Çdo talent i ri me rrënjë nga Kosova duhet ta kuptojë se në tavolinë ekziston një alternativë po aq e rëndësishme – fanella e Kosovës.
Përfaqësuesja kosovare u ofron atyre mundësinë që të mos jenë thjesht pjesë e një sistemi mekanik, por të shndërrohen në shtyllë të identitetit të një kombi të tërë.
Një ambient ku origjina e tyre respektohet dhe çmohet deri në fund.
Ku çdo lojtar e ndjen se është në shtëpinë e tij, mes njerëzve që e duan dhe e mbështesin.
Ku në fund të rrugëtimit, nuk do të mbeten thjesht një numër në arkivat statistikore, por do të kujtohen përgjithmonë si heronj të historisë sonë kombëtare.
Talentet e reja duhet ta kuptojnë peshën e vërtetë që ka përfaqësimi i Kosovës.
Dyert e Kosovës janë të hapura për secilin prej tyre; vendi ynë i pret, i vlerëson dhe i dëshiron në radhët e veta.
Në fund të fundit, përvojat e kaluara të Xhakës, Shaqirit dhe Behramit na japin një mesazh të qartë: Të gjithë të duan kur je në kulmin e fuqisë, por një Kombëtare e sinqertë të qëndron pranë edhe kur fashitet lavdia.
Për këtë arsye, mesazhi për çdo talent kosovar në Zvicër është i prerë: Mos e trajtoni kurrë Kosovën si plan të dytë, por si mundësinë e artë për t'u bërë pjesë e përjetësisë sportive.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: