Botë
Valë e re sulmesh ajrore mes Rusisë dhe Ukrainës: Dhjetëra të plagosur dhe dëme në infrastrukturë
Reklamë e Sponsorizuar
Të paktën tetë persona, përfshirë një fëmijë, kanë mbetur të plagosur gjatë orëve të para të së premtes, si pasojë e një sulmi me dronë të ndërmarrë nga Ukraina në rajonin rus të Ulyanovskut, konfirmoi guvernatori vendor, Alexei Ruskih.
Sipas kreut rajonal, ky operacion ajror ka shkaktuar dëme materiale në komplekse industriale dhe struktura të tjera të zonës. Paralelisht, autoritetet në Voronezh raportuan për katër të plagosur dhe dëme të konsiderueshme në zona banimi, automjete private dhe objekte prodhuese. Nga ana e tyre, strukturat e mbrojtjes ajrore ruse njoftuan se gjatë natës kanë neutralizuar gjithsej 88 dronë mbi disa rajone të ndryshme.
Në territorin ukrainas, dëshmitarët okularë raportuan për një shpërthim të fuqishëm pranë zonës qendrore të kryeqytetit Kiev, si pasojë e një sulmi me dronë nga forcat ruse.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes në Moskë deklaroi se gjatë natës ushtria ruse ka shënjestruar impikte të industrisë së mbrojtjes, qendra furnizimi në rajonin e Odesës, si dhe infrastrukturën kyçe portuale në qytetin e Renit.
Sipas pretendimeve të palës ruse, gjatë operacionit në portin e Odesës është goditur një anije mallrash që po transportonte pajisje ushtarake dhe artikuj me përdorim të dyfishtë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: