Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Valë goditëse e Antiterrorit: Një i arrestuar dhe 17 të tjerë nën hetim për thirrje dhune e paniku në rrjet

Redaksia Lajmetereja • 28-10-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Valë goditëse e Antiterrorit: Një i arrestuar dhe 17 të tjerë nën hetim për thirrje dhune e paniku në rrjet
Strukturat e specializuara të Antiterrorit, në bashkëngjitje me Hetimin e Krimit Kibernetik dhe organet e akuzës të Juridiksionit të Përgjithshëm, kanë ndërmarrë një operacion gjatë dy javëve të fundit. Si rezultat i hetimeve mbi thirrjet publike me përmbajtje të paligjshme dhe kërcënuese në rrjetet sociale, të lidhura me protestat e dhunshme të zhvilluara në kryeqytet dhe në disa qarqe të vendit që prej 13 tetorit 2026, është vënë në pranga një person, ndërsa 17 të tjerë janë përfshirë në hetime penale. Po kështu, materialet janë përcjellë në Prokurori për 8 raste të tjera, me qëllim identifikimin e autorëve që fshihen pas nxitjeve për veprime të kundërligjshme. Në kuadër të këtyre veprimeve procedurale, u bë ndalimi i shtetasit E. Xh., 33 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprën penale “Përhapja e informative të rreme që ngjallin panik”, pasi dyshohet se ka shpërndarë një mesazh kërcënues përmes llogarisë së tij në Facebook drejtuar një subjekti privat, duke paralajmëruar vendosjen e lëndëve plasëse në tri godina të ndryshme të këtij biznesi. Ndërkohë, autoritetet kanë referuar materialet shtesë në prokurori për disa persona të tjerë. Ndër ta spikat shtetasi A. K., 34 vjeç, i dyshuar për “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi përmes platformës Instagram ka bërë thirrje për akte të dhunshme gjatë tubimeve të fundit. Sipas hetimeve, ky shtetas ka mashtruar qytetarët për gjoja rrezikim të jetës së tyre, duke hapur një llogari në “GoFundMe” për grumbullim fondesh. Gjatë kontrollit fizik, atij iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dokument identifikimi (bexh) si gazetar, të cilin e përdorte për të shmangur kufizimet dhe shoqërimet nga ana e Policisë. Po ashtu, procedimi penal ka përfshirë edhe shtetasin E. N., 51 vjeç, nga Shëngjini, për “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Thirrja për urrejtje nacionale”. Ai akuzohet se ka publikuar video në rrjetet sociale ku ofronte shuma monetare për kryerjen e akteve të dhunshme ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Në listën e personave nën hetim është edhe G. P., 37 vjeç, për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”. Ai ka publikuar në mënyrë të përsëritur të dhëna personale, fotografi dhe pamje filmike të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke i shoqëruar me komente denigruese e fyese. Këto ekspozime të identitetit të efektivëve të rendit, në kuadër të protestave, vlerësohen se rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre dhe të familjarëve, duke nxitur njëkohësisht akte intimidimi e dhune ndaj tyre. Llogaria e tij përmbante gjithashtu paralajmërime kërcënuese ndaj institucioneve shtetërore dhe thirrje për identifikimin e personave të tjerë. Të tjerë të përfshirë në këto hetime janë shtetasi A. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, për “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Nxitja e urrejtjeve dhe e grindjeve”, si dhe A. A., 50 vjeç, po nga Tirana, i dyshuar për “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, për shkak të postimeve me përmbajtje të ngjashme në llogarinë e tij në Facebook. Policia ka vijuar procedimet edhe për shtetasin O. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në aktivitete të paligjshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar