Politikë
Haxhiu pret diplomatin e Luksemburgut: Theksohet nevoja për digjitalizim dhe modernizim të Kuvendit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim zyrtar me shefin e misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
Gjatë këtij takimi, kryeparlamentarja Haxhiu ka shprehur falënderimet e saj për ndihmën e deritanishme që Luksemburgu dhe agjencia LuxDev i kanë dhënë institucionit ligjvënës, duke vënë theksin te avancimi i sistemit të votimit elektronik dhe ngritja e standardeve të punës në parlament.
Palët janë dakorduar për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në finalizimin e nismave të reja që synojnë transformimin digjital të Kuvendit, ngritjen e sigurisë kibernetike të infrastrukturës teknologjike dhe afrimin e qytetarëve me punën e deputetëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: