Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Diplomacia në shërbim të historisë: Vazhdojnë vizitat në misionet konsullore të Kosovës në Evropë

Redaksia Lajmetereja • 28-10-2026 13:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Diplomacia në shërbim të historisë: Vazhdojnë vizitat në misionet konsullore të Kosovës në Evropë
Pas ndalesave në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Strasburg dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Cyrih, axhenda e vizitave në shtetet evropiane ka vazhduar në Gjermani, ku është vizituar Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Shtutgart. Aty kam pasur rastin të mirëpritem nga Konsulli i Përgjithshëm, z. Hamdi Bërbatovci, dhe bashkëpunëtori i tij, z. Gramoz Berisha. Gjatë këtij takimi, në fokus të bisedës kanë qenë temat e rëndësisë kombëtare, ruajtja e kujtesës historike, si dhe urgjenca për dokumentimin dhe ndërkombëtarizimin e krimeve të luftës që kanë ndodhur në Kosovë. Me këtë rast, përfaqësisë konsullore i është dhuruar libri im „Krimet serbe në Kosovë – Rasti i Deçanit“, i botuar në disa gjuhë të ndryshme. Ky botim, i cili mbështetet në qindra dëshmi autentike të viktimave dhe personave të mbijetuar, synon të japë një kontribut konkret në pasqyrimin e së vërtetës historike dhe në sensibilizimin ndërkombëtar lidhur me mizoritë e kryera në Kosovë. Duke shprehur mirënjohje të thellë për mikpritjen e ngrohtë dhe gatishmërinë për dialog nga ana e diplomatëve tanë, mbetem i bindur se ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve tofre diplomatike dhe studiuesve që merren me dokumentimin e historisë është tejet i domosdoshëm për mbrojtjen e kujtesës kolektive dhe transmetimin e së vërtetës tek brezat e ardhshëm. Kujtesa historike mbetet njëkohësisht përgjegjësi morale ndaj së kaluarës, obligim ndaj së vërtetës dhe amanet i shenjtë për gjeneratat që vijnë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar