Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Trazirat në kryeqytet, Rama: Dhuna nuk mund t’i diktojë rregullat e shoqërisë sonë

Redaksia Lajmetereja • 28-10-2026 13:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Trazirat në kryeqytet, Rama: Dhuna nuk mund t’i diktojë rregullat e shoqërisë sonë
Kryeministri Edi Rama ka hedhur dritë sërish mbi protestat e dhunshme që po mbahen në Tiranë prej mbi dy javësh, duke i etiketuar ato si një përpjekje të një grushti njerëzish agresivë për t'i servur shoqërisë një realitet që bie ndesh me rregullat elementare të bashkëjetesës qytetare. Gjatë një fjalimi të drejtpërdrejtë, kreu i qeverisë u ndal te pasojat materiale të protestave, duke përmendur xhamat e thyer në Ministrinë e Arsimit dhe në dyqanet përreth, si dhe te shqetësimet e përditshme që, sipas tij, iu janë shkaktuar banorëve të kryeqytetit gjatë muajve të fundit. “E kam pyetur veten a është e mundur të pranohet si normalitet agresioni i një turme e cila kërkon të na imponohet të gjithëve jo thjesht duke thyer xhamat e Ministrisë së arsimit dhe dyqaneve pranë saj, por duke thyer çdo normë të bashkëjetesës së njerëzve në qytet. Duan të jetojnë pa qenë të detyruar të ndryshojnë rendin e ditës së tyre për shkak të një turme agresive ndaj normalitet të Tiranës. A mund të na imponohet të gjithëve një turmë, e cila pasi ka ardhur me muaj të tërë vërdallë nëpër Tiranë, duke shqetësuar njerëzit e ulur nëpër kafe, në dyqane apo restorante, apo duke bullizuar dhe godituri drejtues automjetesh në rrugën e tyre, shpërthen në një furi dhune me gurë dhe zjarr kundër institucioneve. Kush janë ata dhe në emër të kujt duan t’i imponojnë shoqërisë sonë shembullin e forcës së verbër të antiligjit dhe antinjerzllëkut”, u shpreh ai. Më tej, Rama e cilësoj bërthamën e protestuesve si një bashkim heterogjen shtresash sociale dhe formacionesh politike me axhenda të ndryshme. Ai refuzoi me forcë pretendimet e tyre se gjoja flasin në emër të popullit, duke nënvizuar se autoriteti për të drejtuar dhe marrë vendime në shërbim të qytetarëve vjen ekskluzivisht nga vota e lirë. “Një mishmash kategorish ku janë mbledhur bashkë individë dhe grupe sociale, parti politike që nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Ky mishmash ka një devizë përbashkuese, ne jemi populli, nuk e durojmë më këtë pushtet, ‘nuk e duam më këtë qeveri, jep dorëheqjen, bindu popullit’. Ky mishmash të keqkuptuarish që kanë marrë peng popullin nuk ka asnjë lidhje me popullin dhe asnjë autorizim të flasë në emër të popullit sepse populli flet vetë me votën e tij. Vetëm sovrani popull i jep mandatet për të folur dhe vendosur në emër të tij. Kjo është marrëveshja thelbësore e demokracisë”, përfundoi Rama.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar