Politikë
Lideri i forcës politike që përmbysi Vuçiqin flet për të kaluarën: Ja e vërteta për angazhimin tim ushtarak më 1999
Reklamë e Sponsorizuar
Ilija Srdanoviq, drejtuesi i Listës Studentore që triumfoj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 25 tetor në Serbi, ka dhënë detaje rreth angazhimit të tij gjatë së kaluarës, duke konfirmuar se ka qenë i mobilizuar në kohën e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999, shërbim ky që sipas tij është kryer brenda kufijve të Vojvodinës për mbrojtjen e vendit.
Gjatë një prononcimi për median kroate 24sata, Srdanoviqi ka hedhur poshtë çdo aludim apo pretendim se ka qenë pjesë e luftimeve në Kroaci, ndërkohë që ka theksuar hapur angazhimin e tij ushtarak gjatë vitit 1999. Po ashtu, ai ka shfaqur synimin e tij për të ngritur bashkëpunimin profesional me homologët nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, si dhe shtetet e tjera të rajonit, në një nivel zyrtar ndërshtetëror.
"U mobilizova në vitin 1999 për të mbrojtur Serbinë gjatë bombardimeve të NATO-s. U mobilizova në territorin e Vojvodinës. Nuk mora pjesë në luftën në Kroaci, mora pjesë në mbrojtjen e Serbisë gjatë bombardimeve në vitin 1999 në territorin e Serbisë", u shpreh ai, duke sqaruar përfundimisht pozicionin e tij karshi konflikteve të kaluara rajonale.
Kjo dalje publike vjen në një moment kyç, kur Lista Studentore përgatitet të sjellë një epokë të re ndryshimesh në skenën politike serbe, pas disfatës së pësuar nga Aleksandar Vuçiqi dhe blloku i tij qeverisës në procesin zgjedhor të 25 tetorit.
Mbështetur në të dhënat paraprake të publikuara nga Komisioni Republikan Zgjedhor, lëvizja e studentëve ka arritur të sigurojë afërsisht 140 ulëse nga gjithsej 250 mandate sa ka Parlamenti i Serbisë.
Vlen të theksohet se Aleksandar Vuçiqi, i cili ka mbajturn frerët e politikës serbe për më shumë se dhjetëvjeçar, e ka nisur karrierën e tij si pjesë e Partisë Radikale Serbe nën drejtimin e Vojisllav Sheshelit – i dënuar për krime lufte – ndërsa ka shërbyer edhe si ministër i Informimit në kabinetin e Sllobodan Millosheviqit gjatë periudhës 1998-2000.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: