Kronikë
“Nuk dorëzohem, ju vras edhe juve” – Detaje tronditëse nga kërcënimet e autorit të dyshuar për vrasjen në Vitomiricë
Reklamë e Sponsorizuar
Albert Sylaj, personi kryesor i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë të Pejës, thuhet se ka lëshuar kërcënime me vrasje edhe në drejtim të forcave të rendit, gjatë kontakteve që ka pasur me ta, duke theksuar se nuk kishte ndërmend të dorëzohej.
Këto detaje janë bërë të ditura nga moderatori i emisionit “Debat Plus”, Ermal Panduri, i cili gjatë transmetimit ka bërë të ditur se, bazuar në burimet e siguruara, i dyshuari kishte paralajmëruar efektivët e policisë se do t'u merrte jetën nëse i afroheshin për ta vënë në pranga.
“Informatë ekskluzive: Kur ka komuniku policia me dorasin e dyshuar, ka thënë: ‘Nuk dorëzohem, iu vras edhe juve. I gjallë nuk dorëzohem’”, ka bërë me dije Panduri.
Ndërkohë, deri në këto momente, institucionet kompetente ende nuk kanë ofruar detaje shtesë lidhur me rrethanat specifike të këtij komunikimi, kohën e saktë kur ka ndodhur, apo nëse këto kërcënime janë zyrtarizuar dhe konfirmuar nga ana e organeve të zbatimit të ligjit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: