Sport
Drama në Torino, skuadra e Ardian Ismajlit pëson përmbysje tronditëse në minutat e fundit
Reklamë e Sponsorizuar
Torino ka regjistruar një disfatë tepër të rëndë para adhuruesve të vet, pasi është mposhtur me rezultatin 1:3 nga Como, në kuadër të xhiros së nëntë në elitën e futbollit italian, Serie A.
Ekipi ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, ishte në avantazh për pjesën më të madhe të takimit, mirëpo miqtë realizuan një rikthim spektakolar në fund të ndeshjes, duke siguruar tri pikë të arta nga ky udhëtim.
Zhbllokimi i shifrave erdhi në minutën e 24-t, kur Kian Fitz-Jim dhuroi një asistim perfekt për Che Adams, i cili nuk falni nga afërsia dhe me një goditje të fuqishme brenda zonës mposhti portierin Sanchez, duke kaluar vendasit në epërsi 1:0.
Edhe pse torinezët dukeshin se po shkonin drejt një triumfi të sigurt, minutat e fundit rezervuan një skenar krejtësisht tjetër dhe të dhimbshëm për ta.
Barazimi u theye në minutën e 81-të, kur Jacobo Ramon përfitoi nga një harkim ideal nga Nico Paz dhe, me një goditje të saktë me kokë, restauroi ekuilibrin në 1:1.
Vrulli i Comos nuk u ndal me kaq, pasi vetëm gjashtë minuta më vonë erdhi edhe goli i përmbysjes totale. Yan Couto depërtoi fuqishëm nga krahu deri në vijën fatale dhe harkoi në zonë, ku përsëri Nico Paz u tregua i pakapshëm në ajër, duke dërguar topin në rrjetë për 1:2.
Kur duel po i afrohej fundit dhe vendasit ishin hedhur të gjithë në sulm, erdhi edhe goditja e fundit. Në minutën e dytë shtesë (90+2'), Martin Baturina përfitoi nga një pakujdesi fatale në prapavijën vendase dhe vulosi triumfin përfundimtar me shifrat 1:3.
Mbrojtësi kuqezi, Ardian Ismajli, ishte titullar dhe u paraqit përgjatë 90 minutave, duke bërë paraqitje të qëndrueshme në prapavijë, por faza e fundit e ndeshjes rezultoi fatale për fatin e skuadrës së tij.
Pas këtij rezultati, Como ngjitet në kuotën e 20 pikëve duke kapur pozitën e katërt në tabelë, ndërkohë që Torino mbetet e e ngujuar në vendin e tetë me 13 pikë të grumbulluara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: