Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Masë paraburgimi prej një muaji për Jeton Sylajn në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt

Redaksia Lajmetereja • 27-10-2026 16:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Masë paraburgimi prej një muaji për Jeton Sylajn në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt
Gjykata Themelore në Pejë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij qyteti, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Jeton Sylaj, i cili dyshohet për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”. Në njoftimin zyrtar të institucionit të drejtësisë bëhet e ditur se kjo masë sigurie do të llogaritet nga data 25 tetor 2026, prej orës 20:00, dhe do të zgjasë deri më 24 nëntor 2026, në orën 20:00. Jeton Sylaj është ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, e cila pak ditë më parë u privua nga jeta në fshatin Vitomiricë nga kunati i saj. Sipas hetimeve, ai dyshohet se më herët kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës dhe e kishte kanosur në disa raste të ndryshme. Ndërkohë, nga verifikimet e kryera në sistemin e Policisë së Kosovës, del se Jeton Sylaj ka të regjistruara gjithsej gjashtë raste penale, nga të cilat katër janë shënuar vetëm gjatë vitit 2026.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar