Sport
Jorge Mendes ndërhyn në merkato: Superylli i Barcelonës i propozohet gjigandit të Serie A
Reklamë e Sponsorizuar
Alejandro Balde pritet të jetë një nga emrat më të lakuar gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa situata e tij te Barcelona ka ndryshuar rrënjësisht.
Futbollisti i krahut të majtë po rrezikon seriozisht largimin nga “Camp Nou”, pasi ka humbur statusin e titullarit dhe aktualisht renditet vetëm si zgjedhja e tretë në prapavijë për trajnerin Hansi Flick.
Në këto rrethana, menaxheri i njohur Jorge Mendes ka ndërmarrë hapa konkretë, duke ia propozuar mbrojtësin e majtë drejtuesve të Romës. Përfaqësuesi spanjoll mund të rezultojë një goditje madhore për kryeqytetasit italianë, të cilët kishin shfaqur interes për shërbimet e tij edhe gjatë verës së kaluar, pa mundur megjithatë të finalizonin marrëveshjen.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit katalanas nuk kanë humbur kohë dhe tashmë kanë skicuar planin e zëvendësimit. Drejtori sportiv Deco ka vënë në shënjestër mbrojtësin e Juventusit, Andrea Cambiaso, i cili konsiderohet si profili perfekt për të mbuluar hapësirën që do të krijojë eventualisht largimi i Baldes në janar.
Ndryshe nga mbrojtësi spanjoll, Cambiaso shquhet për një polivalencë më të madhe në fushë. Ai jo vetëm që zotëron aftësinë për të luajtur në të dy krahët e mbrojtjes, por mund të përshtatet me sukses edhe në qendër të prapavijës sa herë që skuadra ka nevojë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: