Aktuale
Varrimi i Arlinda Zekajt: Familjarë e qytetarë përcjellin për në banesën e fundit viktimën e tragjedisë
Reklamë e Sponsorizuar
Në atmosferë zie dhe dhimbjeje të papërshkrueshme, pasditen e së martës është organizuar ceremonia e varrimit për Arlinda Zekajn, e cila humbi jetën tragjikisht pak ditë më parë.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, ku e ndjera u vra nga ish-kunati i saj. Autori i dyshuar i këtij krimi të rëndë ndodhet ende në arrati, teksa autoritetet vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
Numër i madh qytetarësh janë bashkuar për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet për familjen, duke marrë pjesë masivisht në ceremoninë mortore.
Të afërmit e të ndjerës, të pushtuar nga emocioni dhe lotët, i kanë dhënë lamtumirën e fundit Arlindës, duke e përcjellë atë për në banesën e saj të fundit në mes të një dhimbjeje të madhe.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: