Kronikë
Masë paraburgimi prej një muaji për Jeton Sylajn në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata Themelore në Pejë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij qyteti, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit Jeton Sylaj, i cili dyshohet për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
Në njoftimin zyrtar të institucionit të drejtësisë bëhet e ditur se kjo masë sigurie do të llogaritet nga data 25 tetor 2026, prej orës 20:00, dhe do të zgjasë deri më 24 nëntor 2026, në orën 20:00.
Jeton Sylaj është ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, e cila pak ditë më parë u privua nga jeta në fshatin Vitomiricë nga kunati i saj. Sipas hetimeve, ai dyshohet se më herët kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës dhe e kishte kanosur në disa raste të ndryshme.
Ndërkohë, nga verifikimet e kryera në sistemin e Policisë së Kosovës, del se Jeton Sylaj ka të regjistruara gjithsej gjashtë raste penale, nga të cilat katër janë shënuar vetëm gjatë vitit 2026.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: