Kronikë
Kërkimi për Albert Sylajn vazhdon: Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt
Reklamë e Sponsorizuar
Ndërsa kanë kaluar dy ditë nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Arlinda Zekajt, organet e rendit ende nuk kanë mundur të bien në gjurmë të autorit të dyshuar, Albert Sylaj.
Për të përshpejtuar kapjen e tij, Policia e Kosovës ka shpërndarë fotografinë e personit në kërkim, duke kërkuar bashkëpunimin e gjerë të qytetarëve për të siguruar të dhëna rreth vendndodhjes së tij të tanishme.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë atyre që mund të kenë informacion se ku gjendet i dyshuari, që të njoftojnë menjëherë policinë ose të paraqiten në stacionin më të afërt për të dhënë detajet.
“Policia e Kosovës u kërkon qytetarëve të Republikës së Kosovës, kujtdo që ka informacion në lidhje me vendndodhjen e të dyshuarit, të njoftojë Policinë e Kosovës ose të paraqitet në stacionin më të afërt të policisë”, theksohet në apelin e autoriteteve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: