Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Nisma e re kundër dezinformimit: Agjencia lançon aplikacionin falas për edukimin e gjeneratave të reja

Redaksia Lajmetereja • 26-10-2026 22:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nisma e re kundër dezinformimit: Agjencia lançon aplikacionin falas për edukimin e gjeneratave të reja
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka ndërmarrë një hap konkret drejt rritjes së vetëdijes dhe edukimit të gjeneratave të reja për identifikimin dhe luftimin e lajmeve të rreme. Sipas zëvendësdrejtorit të këtij institucioni, Muamer Bekiri, kjo nismë është ndërmarrë si domosdoshmëri për të mbrojtur të rinjtë nga manipulimi i mundshëm përmes informacioneve që qarkullojnë nga burime të pamatura dhe të padeklaruara. “Përmes këtyre ngjarjeve do të përfshihen të rinjtë, veçanërisht nxënësit e shkollave të mesme, mësuesit e tyre, politikbërësit, njerëzit që u përkasin grupeve të ndryshme të margjinalizuara, si dhe personat me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre”, deklaroi Muamer Bekiri, zv. drejtor i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Ky projekt gëzon edhe mbështetjen e fuqishme të Ambasadës së Bashkimit Evropian në Shkup, prej nga theksojnë rëndësinë e madhe që ka përfshirja gjithëpërfshirëse e të rinjve nga të gjitha komunitetet etnike në vend. “Dhe tani është edhe maqedonishtja në shqip që i është bashkuar, të paktën kjo do të thotë që të rinjtë në Maqedoninë e Veriut mund ta luajnë lojën në gjuhën e tyre së bashku me të rinjtë në të gjithë Evropën”, theksoi Luciano Scambiato Licciardi, zëdhënës i BE-së në Shkup. Ky aplikacion është plotësisht falas dhe u mundëson të gjithë përdoruesve të kontrollojnë me lehtësi vërtetësinë e çdo lajmi që i intereson, duke u bazuar në të dhëna zyrtare për të dalluar informacionet e sakta nga ato të fabrikuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar