Sport
Operacion ndërkombëtar në Turqi: Vihet në pranga Valmir Berisha, i shpallur në kërkim nga Gjermania
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet turke kanë ekzekutuar urdhër-arrestin ndërkombëtar ndaj Valmir Berishës, i cili ishte vënë në shënjestër të drejtësisë gjermane për disa akuza penale. Kapja e tij është regjistruar në qytetin bregdetar të Izmirit.
Informacioni zyrtar është bërë i ditur përmes transmetuesit shtetëror turk TRT Haber, duke iu referuar komunikatës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë.
Sipas të dhënave nga organet kompetente, Berisha akuzohet nga drejtësia në Gjermani për përfshirje në trafikim të lëndëve narkotike, vepra të kanosjes, si dhe për privim të paligjshëm të lirisë ndaj personave të tjerë.
Operacioni për kapjen e tij u finalizua në Izmir si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet Departamentit të Interpol-Europolit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Turqisë, Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) dhe strukturave vendore të policisë.
Në njoftimin e lëshuar nga dikasteri i brendshëm turk theksohet se shtetasi në fjalë kërkohej në rang global në bazë të një urdhër-arresti urgjent të lëshuar nga shteti gjerman.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: