Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Tragjedia në Pejë: Deputeti Berisha kërkon shkarkime urgjente të krerëve të sigurisë dhe drejtësisë

Redaksia Lajmetereja • 26-10-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në Pejë: Deputeti Berisha kërkon shkarkime urgjente të krerëve të sigurisë dhe drejtësisë
Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në qytetin e Pejës, deputeti i Aleancës, Bekë Berisha, ka lëshuar një thirrje të fortë për llogaridhënie institucionale, duke kërkuar largimin e menjëhershëm nga detyra të gjithë zinxhirit përgjegjës, duke përfshirë ministrin përkatës, drejtorin e Policisë, hetuesit rajonalë në Pejë, si dhe koordinatoren shtetërore. Në një prononcim për mediat, Berisha theksoi se hapi i parë dhe më urgjent duhet të jetë ndëshkimi administrativ përmes shkarkimeve, e më pas kalimi në votimin e rezolutave parlamentare. "E para, jemi të tmerruar dhe të shqetësuar për këtë rast që ka ndodhur. E dyta, mendoj se është dashur të ketë veprime institucionale, menjëherë shkarkime për të gjithë zinxhirin e atyre që kanë pasur punë me këtë rast edhe për koordinatoren shtetërore. Pastaj mund ta votojmë rezolutën. Kjo situatë kërkon siç do ta kishte shkruar ajo me fjalët e veta, që të mos vijë dita të japim llogari pasi të mos jem më unë. E sot ka ardhur ajo ditë. Është dashur të ketë veprime institucionale. Pra, shkarkime dhe përgjegjësi të menjëhershme, nga ministri, drejtori i Policisë, zyrtarët e hetimeve në Pejë dhe gjithkund tjetër ku kanë të bëjnë me këto raste. Pastaj mund ta bëjmë rezolutën dhe të paraqesim kërkesa të tjera. Unë për momentin jam për këtë: është dashur të ketë shkarkime", u shpreh Berisha.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar