Sport
Zhegrova pas humbjes ndaj Austrisë: Pranojmë epërsinë e tyre, goli im nuk ka vlerë pa fitoren e ekipit
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar një humbje me rezultatin 3-1 në përballjen e dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve kundër Austrisë, duke lënë pas një paraqitje për t'u analizuar thellësisht.
Pas përfundimit të sfidës, sulmuesi dhe autor i golit të vetëm për Dardanët, Edon Zhegrova, ka analizuar paraqitjen e skuadrës, duke pranuar vështirësitë e ndeshjes.
“Mendoj që sonte nuk ishte nata jonë, gabuam dhe tash ka përfunduar gjithçka. Ne lojtarët duhet t’i shikojmë gabimet ku i kemi pasur dhe të përqendrohemi te ndeshja me Izraelin”, u shpreh fillimisht ai.
Gjithashtu, Zhegrova nuk ka hezituar të pranojë superioritetin e kundërshtarit në fushën e lojës: “Austria ishte skuadër më e mirë sonte dhe kjo ishte arsyeja”.
Gjatë prononcimit të tij, anësori u ndal edhe te gjendja e tij fizike, si dhe te realizimi personal.
“Lojën e fundit kam luajtur nga minuta e parë, jam në gjendje të mirë fizike, pati një shqetësim por jo diçka të rrezikshme”, tha Zhegrova.
Në fund, ai e ka vënë theksin te rëndësia e rezultatit kolektiv mbi atë individual: “Nuk ka më rëndësi goli im, me rëndësi është dashur ta fitonim ndeshjen”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: