Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Vlerat e bashkëjetesës fetare në Kosovë në fokus të takimit mes Shiroka Pulës dhe myftiut Tërnava

Redaksia Lajmetereja • 26-10-2026 10:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vlerat e bashkëjetesës fetare në Kosovë në fokus të takimit mes Shiroka Pulës dhe myftiut Tërnava
Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka zhvilluar sot një takim zyrtar me presidenten e vendit, Justina Shiroka Pula, në selinë presidenciale. Gjatë këtij takimi, myftiu Tërnava i ka përcjellë urimet më të sinqerta presidentes për marrjen e detyrës së re, duke i dëshiruar suksese të plota në përmbushjen e mandatit institucional. Sipas njoftimit zyrtar, në qendër të bisedës kanë qenë rëndësia e ruajtjes së harmonisë ndërfetare dhe kultivimi i traditës së gjatë të tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit reciprok në shoqërinë kosovare. “Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në promovimin e harmonisë ndërfetare dhe në forcimin e vlerave të solidaritetit, paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve. Ajo theksoi se bashkëjetesa ndërfetare dhe respektimi i diversitetit janë vlera të rëndësishme të shoqërisë së Kosovës dhe pjesë e identitetit të saj qytetar, të cilat duhet të ruhen e të kultivohen edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar