Sport
Operacioni “Tranzit”: Bie në pranga 30-vjeçari në Konispol, po transportonte 11 emigrantë drejt Italisë për 2,500 euro për person
Reklamë e Sponsorizuar
Një 30-vjeçar është vënë në pranga në flagrancë pranë zonës së Konispolit, pasi u kap duke transportuar 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku kundrejt shpërblimit, me synimin për t'i kaluar ilegalisht drejt Italisë. Ky operacion policor është kurorëzuar me sukses nën emrin e koduar “Tranzit”.
Sipas informacioneve nga Policia e Vlorës, i arrestuari është identidifikuar si Vandam Dede, banues në Lushnjë. Ai u kap nga efektivët teksa po lëvizte me një furgon që transportonte shtetasit e huaj, të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Shqipërisë përmes kufirit tokësor me Greqinë.
Nga të dhënat e para të hetimit, dyshohet se drejtuesi i mjetit kishte përcaktuar një tarifë prej 2,500 eurosh për çdo person, për të mundësuar udhëtimin e tyre me destinacion final shtetin italian.
Në kuadër të veprimeve të mëtejshme procedurale, ndaj 11 emigrantëve është nisur procedimi penal për veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror. Ndërkohë, furgoni që shërbente për transportin e tyre është sekuestruar si provë materiale.
Goditja u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare të Sarandës, si pjesë e masave të vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e rrjeteve kriminale të dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufijve.
Materialet e plota procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekjen e mëtejshme të hetimeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: