Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

“Pres të mos mund të flini”: Zbardhet letra e re e Arlinda Zekajt para tragjedisë që tronditi vendin

Redaksia Lajmetereja • 26-10-2026 10:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Pres të mos mund të flini”: Zbardhet letra e re e Arlinda Zekajt para tragjedisë që tronditi vendin
Një dokument i ri, i shkruar nga e ndjera Arlinda Zekaj dhe i bërë publik nga Natyra Kuçi, ka nxjerrë në pah shqetësime të thella rreth mënyrës se ajo u përball me vendimet e institucioneve dhe të sistemit të drejtësisë. Në këtë shkrim, Arlinda shpreh hapur zhgënjimin e saj për trajtimin që i ishte bërë ankesave dhe apelit të saj, duke bërë thirrje të vazhdueshme për drejtësi dhe për një qasje të barabartë para ligjit. “Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi,” ishte thelbi i mesazhit të saj, ku ajo ngrinte alarmin se lutjet dhe kërkesat e saj nuk ishin marrë me seriozitetin e duhur nga organet kompetente. “Rastet nuk qenkan të rastësishme! Tani e shoh a kontribut japin institucionet në vrasjen e grave. Ju jeni ndikuar me kohë – takimi me gjyqtarin, pa veprime konkrete, është zero! Faktet ligjore janë tejkaluar dhe ligji e kompetenca e gjyqtarit nuk mund të zëvendësohen me fjalën mundësi!” – shkruante ajo ndër të tjera. Më tej, në letrën e saj ajo kritikonte vendimet kontradiktore të gjyqtarëve, të cilat sipas saj rëndonin padrejtësisht jetën e një nënë dhe të fëmijës së saj. “As vrasjes time nuk pres të përgjigjeni – por pres të mos mund të flini! Faleminderit që morët kohë për ta arsyetuar veten dhe gjyqtarin,” përfundonte mesazhi rrëqethës i lënë pas nga e ndjera.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar