Politikë
Tragjedia në Pejë rikthen vëmendjen te institucionet: Roli kyç i prokurores Suada Rama-Hamza dhe emërimi i saj nga Qeveria
Reklamë e Sponsorizuar
Ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmë në Pejë, ku Arlinda Zekaj u vra tragjikisht nga kunati i saj, ka sjellë në qendër të vëmendjes profilin dhe angazhimin institucional të prokurores Suada Rama-Hamza, e cila ishte ngarkuar me rastin por nuk arriti ta mbronte viktimën. Përtej detyrës së saj në sistemin e drejtësisë, ajo mban një pozicion të rëndësishëm edhe në procesin e vlerësimit të gjeneratave të ja reja të juristëve.
Konkretisht, Suada Rama-Hamza shërben si zëvendësanëtare e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, një trupë vendimmarrëse e cila është caktuar nga ekzekutivi dhe ka marrë dritën jeshile në Kuvendin e Kosovës më 27 prill 2026. Angazhimi i saj brenda këtij komisioni konsiston në funksionin e zëvendësanëtares pyetëse për lëndën “E Drejta Kushtetuese dhe Bazat e Sistemit Gjyqësor”, ndërkohë që anëtare e kësaj lënde është Anita Prenaj-Krasniqi.
Përbërja aktuale e këtij komisioni është caktuar drejtpërdrejt nga Qeveria Kurti dhe më pas është proceduar për miratim në Kuvend. Megjithëse ky propozim kishte ngjallur kundërshtime nga ana e partive opozitare, Kuvendi i Republikës së Kosovës kishte arritur ta miratonte atë me 63 vota pro, duke i dhënë mbështetje ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Drejtësisë.
Gjatë seancës parlamentare të asaj kohe, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, kishte mbrojtur vendimin para deputetëve, duke shpjeguar se ky hap erdhi si pasojë e një analize të thellë institucionale të deritanishme, e cila kishte nxjerrë në pah domosdoshmërinë për ngritjen e standardeve profesionale dhe procedurale në organizimin e provimit.
“Bazuar në kompetencat ligjore dhe përgjegjësinë për mbikëqyrjen e këtij procesi, Ministria e Drejtësisë ka analizuar tërë procesin dhe ka bërë një vlerësim gjithëpërfshirës për tre afatet e mbajtura nga Komisioni aktual për dhënien e Provimit të Jurisprudencës”, pati deklaruar në foltoren e Kuvendit ministrja Gërvalla.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: