Sport
Sigal Prishtina shijon triumfin e parë sezonal, mposht Vëllaznimin në Gjakovë
Reklamë e Sponsorizuar
Skuadra e Sigal Prishtinës ka regjistruar fitoren e parë për edicionin e ri në elitën e basketbollit të Kosovës, pasi ka triumfuar si mysafire ndaj Vëllaznimit me rezultat 71:83, në kuadër të javës së dytë.
Pavarësisht paraqitjes së mirë të vendasve, ku u dallua Kentrell Pullian me 26 pikë dhe gjashtë asistime, ata nuk arritën të ndalin vrullin e bardhekaltërve deri në fund të takimit.
Në krahun tjetër, protagonist i fitores për skuadrën kryeqytetase u bë Malcolm Armstead, i cili shkëlqeu në parket duke realizuar 26 pikë dhe duke kontribuar edhe me katër kërcime.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: