Aktuale
Operacioni i Doganës në postë: Parandalohet futja e lëndëve narkotike përmes dërgesave
Reklamë e Sponsorizuar
Dogana e Kosovës ka arritur të kapë një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kanabis, e cila ishte fshehur brenda një pakoje postare gjatë procedurave të rregullta të kontrollit.
Sipas njoftimit zyrtar, fillimisht është përdorur pajisja e skanimit, ku në bazë të imazheve dhe dyshimeve të ngritura nga zyrtarët në terren, u vendos që pakoja të kalojë në një fazë të verifikimit më të imtësishëm fizik.
“Gjatë kontrollit të detajuar dhe hapjes së dërgesës, u gjetën dhjetë cigare të mbushura me substancë që dyshohet të jetë kanabis, si dhe dy copë ëmbëlsire (torta) me përmbajtje të ngjashme të dyshimtë. Për këtë ngjarje, Dogana e Kosovës ka njoftuar menjëherë Njësinë Antidrogë të Policisë së Kosovës për të vazhduar me procedurat e mëtejshme hetimore konform ligjit. E gjithë dërgesa është sekuestruar për hapat e tjerë institucionalë”, bëhet e ditur në komunikatë.
Në fund, autoritetet doganore kanë theksuar se mbeten të përkushtuara në luftimin e çdo forme të kontrabandës dhe qarkullimit të paligjshëm të mallrave, duke premtuar bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese për rastet e ngjashme në të ardhmen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: