Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kritika të forta për BE-në nga eurodeputeti Reuten: U tolerua Vuçiqi, PE mbështeti ata që kërkuan ndryshim

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 23:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kritika të forta për BE-në nga eurodeputeti Reuten: U tolerua Vuçiqi, PE mbështeti ata që kërkuan ndryshim
Eurodeputeti Thijs Reuten ka reaguar ashpër pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ku presidenti Aleksandar Vuçiqi ka shpallur humbjen, duke drejtuar kritika të hapura ndaj qasjes që Bashkimi Evropian ka mbajtur ndaj kreut të shtetit serb. Reuten ka theksuar se një pjesë e madhe e vendeve anëtare të bllokut evropian, në krah me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë ndjekur një linjë të butë tolerance ndaj qeverisjes së tij. “Një shumicë e shteteve anëtare dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, iu përmbajtën politikës së tolerimit ndaj autokratit Vuçiq. Një shumicë e madhe e Parlamentit Evropian ka bërë thirrje prej vitesh për t’i dhënë fund kësaj politike dhe i ka mbështetur ata që kërkuan transparencë, drejtësi dhe ndryshim”, ka shkruar Reuten.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar