Politikë
Domosdoshmëria e reformimit rrënjësor: Pse rruga e Kosovës drejt BE-së kërkon ndryshim mentaliteti
Reklamë e Sponsorizuar
Për me u bë pjesë e Bashkimit Europian dhe me siguru anëtarësimin në NATO, Kosova duhet domosdo me kalu përmes një transformimi thelbësor të qeverisjes dhe udhëheqjes aktuale. Sipas analizave, prania e individëve në institucione që i japin përparësi agjendave fetare islame dhe shfaqin tendenca neo-otomane, ndërkohë që veprojnë në kundërshtim me vlerat e qytetërimit perëndimor, përbën një pengesë serioze për integrimin. Një qasje e tillë dëmton marrëdhëniet me aleatët strategjikë dhe jetikë të vendit, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-ja dhe Izraeli, partnerë pa të cilët shtetësia dhe siguria kombëtare mbeten të rrezikuara.
E ardhmja euroatlantike e Kosovës kushtëzohet nga një kthesë rrënjësore në mentalitet, e cila nënkupton rikthimin tek identiteti zanafillor dhe orientimi i qartë kulturor e historik perëndimor. Në këtë drejtim, thirrja e përhershme e At Zef Pllumit mbetet më aktuale se kurrë, i cili theksonte domosdoshmërinë e edukimit shkollor dhe krijimin e një shtrese intelektualësh me formim perëndimor si kusht të paneglizhueshëm për anëtarësimin në Europë.
Derisa strukturat shtetërore të mbeten të ndikuara nga ideologji që bien ndesh me standardet dhe vlerat e familjes europiane, aspiratat për integrim rrezikojnë të mbeten thjesht në letër. Për me tejkalu këtë ngërç, vendi ka nevojë urgjente për një rilindje shpirtërore, kulturore, kombëtare dhe intelektuale, duke e vendosur interesin e kombit dhe orientimin euroatlantik mbi çdo agjendë tjetër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: