Politikë
Sukses historik në Beograd, Amina Nuraj: Dy mandatet dëshmojnë se zëri shqiptar nuk mund të shuhet
Reklamë e Sponsorizuar
Kandidatja për deputete e Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Amina Nuraj, ka dalë me një reagim zyrtar pas publikimit të rezultateve preliminare, duke e cilësuar sigurimin e dy ulëseve në parlament si një triumf të jashtëzakonshëm për bashkësinë shqiptare.
Nëpërmjet një deklarate publike, Nuraj ka bërë të ditur se Shaip Kamberi dhe Visar Memeti do të jenë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës që do të mbrojnë interesat e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë.
Sipas saj, ky rezultat flet qartë për vendosmërinë e shqiptarëve për të mbajtur të gjallë zërin e tyre në kryeqytetin serb, duke e vlerësuar këtë arritje si simbol të unitetit, rezistencës dhe besimit të patundur në një të ardhme më të mirë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: