Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Thirrje nga Qeveria për Luginën: Mbështetni numrin 17 në zgjedhje

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 17:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Thirrje nga Qeveria për Luginën: Mbështetni numrin 17 në zgjedhje
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, u ka drejtuar një thirrje publike banorëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marin pjesë masivisht në zgjedhje dhe të votojnë “Koalicionin Shqiptar”, i cili mban numrin 17. Po ashtu, ajo u ka bërë thirrje urgjente të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë, por që gëzojnë të drejtën e votës në Luginë, që të udhëtojnë drejt vendlindjeve të tyre për të ushtruar këtë të drejtë qytetare. “Sot është dita kur duhet të shprehni vullnetin tuaj. Përmes votës, secili e secila vendos për përfaqësimin, me kundërvënie si përgjigje. Të gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni në vendlindje për të votuar”, ka shkruar ajo në mesazhin e saj. Në thirrjen e saj, ministrja ka kërkuar një angazhim sa më të gjerë nga ana e bashkëkombësve në këtë proces zgjedhor. “Sikurse, u bëj thirrje bashkëkombësve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të përfshihen aktivisht e të dalin secili e secila për të votuar dhe të mbështesin numrin 17, ‘Koalicionin Shqiptar’”, ka theksuar Kusari-Lila. Duke iu drejtuar elektoratit, ajo ka përmbyllur me fjalët: “Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar