Sport
Java e pestë e Grupit A dhuron spektakël golash, shkëlqejnë Luftëtari dhe Apolonia
Reklamë e Sponsorizuar
Janë mbyllur sot sfidat e javës së pestë për Grupin A të Kategorisë së Dytë, ku skuadrat zbritën në fushë në orare të ndryshme për të zhvilluar ndeshjet e radhës të këtij sezoni.
Në ndeshjet e paradites, Apolonia triumfoi bindshëm me rezultatin 3-1 ndaj Delvinës, ndërsa Albetrol mori një fitore të vështirë me shifrat 2-1 kundër Memaliajve. Nga ana e saj, ekipi i Butrinti ia doli të sigurojë tri pikët e plota në udhëtimin drejt Devollit, duke fituar minimalisht 0-1. Ndërkohë, Luftëtari nuk tregoi Mëshirë për Këlcyrën, të cilën e mposhti thellë 5-1, kurse sfida mes Maliqit dhe Tomorit dhuroi pesë gola dhe u mbyll me rezultatin 3-2.
Më vonë gjatë ditës, saktësisht në orën 14:30, Luzi i Vogël mori një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Veleçikut. Përballja mes Partizanit B dhe Tërbunit përmbylli këtë javë futbollistike, e cila u mbyll pa fitues dhe me barazimin 2-2.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: