Sport
Barazim spektakolar në superpërballjen e Eredivisie, Feyenoord ruan kreun e renditjes
Reklamë e Sponsorizuar
Përballja më interesante e javës së 10-të në kampionatin holandez mes kampionëve në fuqi të PSV-së dhe kryesuesve aktualë të Feyenoordit është mbyllur pa fitues, me rezultatin 1-1.
Dueli i zhvilluar në “Philips Stadion” nisi më mirë për skuadrën vendase, e cila arriti të zhbllokojë shifrat në minutën e 21-të. Ishte mesfushori Guus Til ai që dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni të gjatë dhe të ndërtuar mirë, duke e mbyllur fraksionin e parë të lojës në avantazhin 1-0 për PSV-në.
Megjithatë, reagimi i skuadrës nga Roterdami erdhi menjëherë në pjesën e dytë. Në minutën e 54-të, Anis Hadj Moussa vendosi ekuilibrat në 1-1 përmes një goli spektakolar, të realizuar pas një kundërsulmi të rrufeshëm. Ky rezultat u ruajt deri në vërshëllimën përfundimtare të kësaj supersfide.
Edhe pse ky barazim i jep fund serisë prej pesë fitoresh radhazi për Feyenoordin, ky ekip vazhdon të mbetet i pakonkurueshëm në majën e tabelës me kuotën e 24 pikëve. Ndërkohë, ndjekësit më të afërt, AZ Alkmaar (që ka një ndojë më pak) dhe PSV, pozicionohen në vendet pasuese me nga 20 pikë secili.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: