Aktuale
Sekretet e suksesit të Avni Orllatit: Vendimet e guximshme dhe sfidat që shoqërojnë perandorinë e tij në Zvicër
Reklamë e Sponsorizuar
Një ish-gropë zhavorri, një fabrikë e braktisur e kompanisë Kodak dhe një betejë e pafundme me pengesat burokratike. Pas ngjitjes suksesshme të Avni Orllatit fshihen lëvizje strategjike dhe rrezeqet që i dhanë një drejtim tjetër zhvillimit të grupit, por që njëkohësisht e kanë shndërruar atë në një figurë mjaft të përfolur dhe në qendër të vëmendjes në regjionin e Vaudit.
"Kam lindur në një fermë dhe jam rritur aty deri në moshën 15-vjeçare", u shpreh Avni Orllati gjatë një interviste për gazetën zvicerane Le Temps në muajin gusht, duke shpjeguar arsyen pse familja e tij ruan lidhje kaq të ngushta me tokën.
Ndërkohë që lexuesit e pjesës së parë të këtij cikli tashmë janë të njohur me profilin e tij të përgjithshëm — nga djaloshi që mbërriti në Zvicër në vitin 1989 e deri te themeluesi i një kompanie me më shumë se 1300 punonjës — ajo që mbetet më pak e zbuluar është mënyra se si u hodhën themelet e këtij grupi. Në fillimet e tij nuk gjenden godina madhështore apo investime marramendëse, por disa baste të guximshme që në atë periudhë konsideroheshin mjaft të rrezikshme.
Kthesa e parë e rëndësishme u shënua në vitin 2001, kur vëllezërit Orllati blenë firmën LMT SA. Kjo ndërmarrje menaxhonte ish-gropën kantonale të zhavorrit në Bioley-Orjulaz, një blerje që i pajisi ata me një flotë të madhe mjetesh për gërmim. Megjithatë, vlera më e madhe qëndronte te vetë hapësira e gropës: një vendndodhje strategjike ku mund të depozitohej dheu i grumbulluar nga qindra kantiere ndërtimi.
Në një shtet ku çdo shesh ndërtimi gjeneron mbetje dhe ku hapësirat për deponi janë tejet të kufizuara, ky aspekt u shndërrua në një avantazh kyç. Sot, ajo gropë e dikurshme shërben si zemra e grupit, ku janë të vendosura fabrika e betonit të ricikluar dhe qendra e parë në Zvicrën romande e dedikuar për pastrimin e dheut të ndotur.
Filozofia e vëllezërve ishte mjaft e qartë: çdo fitim rikthehej sërish në investime. Kështu, në vitin 2011, ata blenë kompaninë Forasol, e cila ofronte shërbime të specializuara në fushën e inxhinierisë dhe punimeve paraprake. Përmes kësaj blerjeje, Orllati kompletoi të gjithë ciklin e operacioneve ndërtimore, duke nisur që nga prishja e strukturave e deri te hedhja e theneleve.
Aventura në tregun e patundshmërive filloi pikërisht nga hapësirat që askush tjetër nuk i dëshironte. Orllati tregoi për Le Temps se gjatë viteve 2004–2005 ata nisën të blinin zona të lëna pas dorë industriale në perëndim të Lozanës, pasi nuk dispononin fondet e mjaftueshme për të blerë në qendër. Sipas tij, sot këto prona kanë pesëfishuar apo dhjetëfishuar vlerën e tyre.
Rasti më tipik është ai i ish-fabrikës së Kodakut në Renens. Fillimisht, kompania kishte kërkuar vetëm një ofertë për shembjen e objektit. Duke parë situatën, Orllati kuptoi se Kodaku synonte shitjen e tokës dhe bëri një ofertë me çmim më të ulët dhe me mundësi pagese të shtyrë. Edhe pse fillimisht u refuzua, pas disa muajsh Kodak e kontaktoi sërish, pasi ofertat e tjera më të larta përmbanin kushte të papranueshme.
Marrëveshja u finalizua zyrtarisht në dhjetor të vitit 2008. Sfida e radhës ishte sigurimi i financimit brenda një afati gjashtëmujor, gjë që u arrit falë një kontrate qiraje të lidhur me Aldi-n. Më vonë, nevoja e administratës kantonale për zyra të reja zgjeroi projektin: nga 3000 metra katrorë të planifikuar fillimisht, kompleti arriti në 17 000 metra katrorë, ku sot operojnë Prokuroria e Vaudit dhe institucione të tjera publike.
Godina u shit në dhjetor të vitit 2012, vetëm katër vjet pas blerjes së saj – një kohëzgjatje rekord në krahasim me pesëmbëdhjetë vitet që u duhen zakonisht projekteve të mëdha sot. Me kapitalin e fituar, grupi bleu pasuri të tjera të papërdorura, duke ndjekur të njëjtën formulë biznesi edhe në ditët e sotme.
Megjithatë, ritmi dikur i shpejtë i punës duket tashmë si një histori e largët. Orllati nuk e fshien dot pakënaqësinë ndaj burokracisë dhe zvarritjes së procedurave. Si shembull konkret ai përmend një parcelë në Romanel, e cila është pronë e grupit që nga viti 2010. Edhe pse projekti ishte gati për shqyrtim publik në vitin 2013, miratimi i ligjit të ri federal për planifikimin hapësinor bllokoi gjithçka dhe, sipas tij, situata ka mbetur e ngrirë deri më sot.
E njëjta pengesë po ndjek edhe projektin e kullës Tour des Cèdres, e cila pavarësisht se mori dritën jeshile përmes një referendumi në vitin 2014, vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të ankesave të vazhdueshme në instancat gjyqësore. Orllati shprehet se ndonjëherë gëzohet kur...
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: