Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

“Më goditën papritur, ende e kam plumbin në sy” – Flet tifozi i plagosur gjatë protestës së studentëve

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 12:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Më goditën papritur, ende e kam plumbin në sy” – Flet tifozi i plagosur gjatë protestës së studentëve
Erjon Vishkulli po përballet me momente kritike dhe dhimbje të forta në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lëndimit të rëndë në syrin e majtë, pasi u qëllua me plumb gome gjatë zhvillimit të protestës së studentëve një dit më parë. Në një rrëfim ekskluziv dhënë për gazetarin Endi Tufa, tifozi i njohur i Kombëtares ka sjellë në vëmendje dinamikën e plotë të incidentit që mund t'i kushtojë humbjen e përhershme të shikimit në syrin e majtë. “Shkova të takoja shokët dhe do të ikja. Kisha hequr maskën e oksigjenit dhe në atë moment takova një shok gazetar. I kisha diku 30 metra larg policët, pa asnjë reagim, pa asgjë”, u shpreh ai. Më tej, Vishkulli tregon momentin kritik të goditjes dhe pasojat me të cilat po ndeshet aktualisht: “Vetëm kur më vjen një goditje, eca rreth dy metra dhe rashë në tokë. Vazhdoj ta kem ende plumbin e gomës në sy. Nuk e di tani të them se sa i lartë është rreziku, por e lehtë nuk është, sepse kam shumë dhimbje. Shqipëria është e jona”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar