Kronikë
Bilanci i dhunës në Tiranë: 23 të prangosur, 13 në procedim penal dhe 30 të shpallur në kërkim pas protestës së fundjavës
Reklamë e Sponsorizuar
Autoritetet policore në kryeqytet kanë ndërmarrë një valë arrestimesh pas protestës së dhunshme të zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë, e cila u shoqërua me incidente të rënda, sulme ndaj forcave të rendit dhe dëmtime të pronës publike.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shtetit, gjatë tubimit të së shtunës, protestuesit e dhunshëm dhe të maskuar kanë sulmuar për orë të tëra punonjësit e policisë duke përdorur sende të forta, gurë, vida e sfera metalike, shkopinj druri dhe metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov, si dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla. Krahas kësaj, janë dëmtuar rëndë edhe godina të institucioneve shtetërore.
Për pasojë e përplasjeve dhe akteve të dhunës, disa efektivë të policisë kanë pësuar lëndërfundore dhe janë detyruar të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, blutë e kryeqytetit kanë finalizuar arrestimin në flagrancë të 23 shtetasve: J. B., 54 vjeç, L. B., 48 vjeç, D. Zh., 36 vjeç, Xh. M., 27 vjeç, M. S., 38 vjeç, K. F., 25 vjeç, V. L., 29 vjeç, E. Zh., 34 vjeç, Xh. M., 30 vjeç, A. E., 38 vjeç, R. K., 23 vjeç, E. N., 26 vjeç, M. Sh., 33 vjeç, R. H., 27 vjeç, B. O., 18 vjeç, E. N., 28 vjeç, L. N., 25 vjeç, O. A., 19 vjeç, J. Z., 35 vjeç, R. V., 31 vjeç, V. A., 20 vjeç, E. Xh., 39 vjeç dhe R. D., 31 vjeç.
Ndërkohë, krahas 23 personave të arrestuar, autoritetet kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 13 shtetas të tjerë, ndërsa 30 të tjerë janë shpallur zyrtarisht në kërkim policor si pjesëmarrës kryesorë në aktet e dhunës.
Grupi i posaçëm hetimor, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, po vijon intensivisht hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjeve, si dhe identifikimin e kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këto akte të paligjshme. Materialet e plota procedurale i kanë kaluar tashmë organit të akuzës për veprime të mëtejshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: