Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Mbi 1.400 gjoba në dhjetë ditët e para të “Qytetit të Sigurt” në jugperëndim, shpejtësia mbetet problemi kryesor

Redaksia Lajmetereja • 25-10-2026 07:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mbi 1.400 gjoba në dhjetë ditët e para të “Qytetit të Sigurt” në jugperëndim, shpejtësia mbetet problemi kryesor
Implementimi i projektit “Qyteti i Sigurt” në Ohër, Strugë, Dibër dhe Kërçovë, i cili ka nisur më 12 tetor, ka sjellë një numër të lartë sanksionesh që në ditët e para të zbatimit. Statistikat tregojnë se rreth 85 për qind e kundërvajtjeve të konstatuara lidhen direkt me mosrespektimin e shpejtësisë së lejuar në rrugë. Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB-Ohër, ka bërë të ditur se nga fillimi i funksionimit të sistemit deri më tani janë regjistruar gjithsej 1.415 shkelje në të gjithë zonën që mbulon ky sektor. Sipas tij, shkelja mbizotëruese mbetet tejkalimi i shpejtësisë, për të cilën janë shqiptuar 1.211 gjoba. Në deklaratën e tij, Dimovski ka theksuar se qëllimi kryesor i këtij mekanizmi dixhital është rritja e sigurisë rrugore, parandalimi i tragjedive dhe minimizimi i aksidenteve që përfundojnë me fatalitet ose me lëndime të rënda trupore për qytetarët. “Çdo mosrespektim i shpejtësisë do të thotë pikë e zezë dhe do të thotë mundësi për shkaktimin e një aksidenti, prandaj një nga prioritetet kryesore të Safe City është zvogëlimi i aksidenteve para së gjithash me pasoja vdekje dhe lëndime të rënda me një fjalë uljen e numrit të aksidenteve”, ka shtuar shtuar zëdhënësi Dimovski. Ndërkohë, reagimet e banorëve dhe drejtuesve të automjeteve janë të ndryshme. Disa prej tyre vërejnë një kujdes të shtuar në trafik gjatë dhjetë ditëve të fundit, ndërsa të tjerë shprehen se efekti i plotë i kamerave ende nuk është reflektuar plotësisht, pasi shoferët janë ende në fazën e përshtatjes me këtë formë të re të monitorimit dhe ndëshkimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar