Sport
Transformimi i Shtimes: Paralajmërohen parqe të reja dhe hapësira të gjera të gjelbra
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka ndërmarrë një vizitë zyrtare në komunën e Shtimes. Ajo është pritur nga kryetari Qemajl Aliu dhe kabineti i tij, me të cilët ka zhvilluar një takim pune për të shqyrtuar nismat e reja zhvillimore, me fokus të veçantë te shtimi i zonave të gjelbra dhe ndërtimi i parqeve moderne.
Gjatë këtij takimi, palët kanë arritur një dakordësi për bashkëpunimin në disa projekte kyçe infrastrukturore dhe mjedisore, të cilat përfshijnë dizajnimin e parkut të qytetit, krijimin e një hapësire të gjelbër pranë ndërtesës së re të komunës, si dhe trajtimin e një sipërfaqeje prej 25 hektarësh në zonën e njohur si Pishat e Shtimes.
“Ka ardhur koha ta ndryshojmë mënyrën se si i planifikojmë dhe i ndërtojmë qytetet tona. Më shumë gjelbërim, më shumë hapësira publike dhe zgjidhje që e vendosin natyrën dhe qytetarin në qendër të zhvillimit”, ka deklaruar Pacolli përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas ministres, synimi kryesor i këtij angazhimi është transformimi dhe ridizajnimi i qendrës së Shtimes, duke i dhënë përparësi hapësirave publike në shërbim të komunitetit dhe mbrojtjes së mjedisit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: