Politikë
Çitaku sqaron lëvizjen e PDK-së për Ligjin e Speciales: Zotimi ynë mbetet i palëkundur
Reklamë e Sponsorizuar
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka dalë me një reagim zyrtar pas hapit të ndërmarrë një ditë më parë nga Grupi Parlamentar i kësaj partie, i cili i është drejtuar me një kërkesë formale presidentes Justina Shiroka-Pula për ta kthyer Ligjin për Gjykatën Speciale mbrapsht në Kuvend.
“Ligji që mbron UÇK-në do të kalojë! Po e them që në fillim, pa lënë vend për dilema: brenda katër javësh, ligji do të rishqyrtohet në Kuvend dhe do të hyjë në fuqi brenda afateve të parashikuara. Ky është zotimi ynë dhe do t’i qëndrojmë deri në fund. E kuptoj shqetësimin e atyre që e kanë mbështetur sinqerisht këtë ligj dhe i mirëpresim kritikat e bazuara. Por një gjë duhet të jetë e qartë: kërkesa e PDK-së për rikthimin e ligjit në Kuvend nuk është as tërheqje prej tij – dhe as nuk e zbehë atë. Qëndrimi ynë mbetet ai i ditës kur e propozuam dhe kur e votuam”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në rrjetin social Facebook.
Ajo ka bërë të ditur se ky afat shtesë prej katër javësh i është dhënë procesit pikërisht për t'i dhënë zgjidhje të qarta të gjitha paqartësive dhe pikëpyetjeve të ngritura në opinionin publik.
“Qëllimi është një dhe i vetëm: të hiqet çdo mëdyshje, të forcohet baza juridike e ligjit dhe të sigurohet zbatimi i tij në praktikë. Për PDK-në dhe brenda PDK-së, nuk ka asnjë temë tjetër përveç jetësimit të këtij ligji, për të cilin jemi plotësisht të bashkuar dhe të vendosur. Qytetarëve që protestuan, mbështetësve tanë dhe të gjithë atyre që besuan në këtë nismë u them: zotimi që kemi marrë para jush qëndron. Dhe këtë do ta çojmë deri në fund!”, ka përfunduar ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: