Aktuale
Kriza në “Old Trafford”: Manchester United pikaton Unai Emery për stolin
Reklamë e Sponsorizuar
Manchester United po përballet me një periudhë tejet të vështirë, çka ka bërë që e ardhmja e Michael Carrick në krye të pankinës të vihet seriozisht në pikëpyetje.
Në dritën e këtyre rezultateve, drejtuesit e klubit anglez kanë nisur nga puna për të gjetur një alternativë të përshtatshme, ndërsa në radhët e profileve të preferuara spikat emri i Unai Emery, i cili aktualisht drejton skuadrën e Aston Villa-s.
Megjithatë, arritja e këtij qëllimi nuk do të jetë aspak e thjeshtë për “Djajtë e Kuq”. Drejtuesit e klubit nga Birminghami kanë vendosur një kusht financiar prej 24 milionë eurosh për të lejuar largimin e strategut spanjoll para përfundimit të kontratës.
Sipas informacioneve nga shtypi britanik, në radarin e gjigantit nga Manchesteri figuron gjithashtu edhe Julian Nagelsmann. Ish-përzgjedhësi i kombëtares gjermane raportohet se do ta mirëpriste një mundësi të tillë për të provuar veten në kampionatin më të fortë në botë, Premier League.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: