Sport
Kombëtarja U-19 mëson kundërshtarët, kuqezinjtë synojnë kalimin në Ligën A në Europian
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Shqipërisë U-19 ka përcaktuar rrugëtimin e saj për fazën e dytë të Kampionatit Europian, duke u pozicionuar në Grupin B6 të Ligës B, ku do të matë forcat me Qipron dhe Armeninë.
Skuadra kuqezi do të nisë fushatën e kësaj faze më 11 nëntor, duke u ndeshur me bashkëmoshatarët e Qipros duke filluar nga ora 13:30, në stadiumin “Sotira Municipal Stadium”.
Vetëm tri ditë më pas, saktësisht më 14 nëntor, talentet shqiptare do të zbresin sërish në të njëjtën fushë dhe në të njëjtin orar për t'u përballur me përfaqësuesen e Armenisë.
Këto dy takime vendimtare mbajnë një peshë të madhe për ecurinë e kuqezinjve, të cilët synojnë paraqitje dinjitoze dhe synim kryesor ngjitjen në Ligën A për edicionin e ardhshëm kualifikues.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: