Sport
Lewis Hamilton tregon ambiciet te Ferrari: Synoj vetëm titullin dhe fitoren e garave, jo suksese kalimtare
Reklamë e Sponsorizuar
Formula 1 i rikthehet këtë fundjavë aksionit në pistën e njohur të Austin-it në Teksas, ndërkohë që në kampin e Ferrarit pritshmëritë dhe synimet janë ngritur ndjeshëm për këtë fundjavë.
Pavarësisht optimizmit rreth skuadrës, piloti britanik Lewis Hamilton preferon të ruajë një qasje të matur dhe pragmatike për sfidën e radhës.
“Në lidhje me shanset tona në tokën amerikane, mbetet për t'u parë nëse do të kemi ritmin e duhur për triumf. Përjashtuar Mercedesin, të gjitha ekipet e tjera elitare kanë kaluar përgjatë këtij sezoni nëpër faza me luhatje të theksuara forme”, u shpreh shtatë herë kampioni i botës.
Më tej, ai shtoi se ekipi i tij pati një fazë shumë pozitive, e cila u pasua nga hapat para të McLaren dhe së fundmi të Red Bull. Sipas tij, në këtë garë diferencat do të jenë minimale dhe kjo mund t'i japë mundësinë skuadrës së tij të kap pozita komode në garë.
“Unë nuk mjaftohem kurrë me pak. Nuk jam bërë pjesë e këtij projekti vetëm për të prekur podiumin, por për të rrëmbyer fitore dhe titullin kampion. Ky edicion paraqitet dukshëm më pozitiv në krahasim me të kaluarin, prandaj fokusi ynë është ndërtimi i bazave solide për sezonin e ardhshëm”, theksoi britaniku.
Në fund të prononcimit të tij, Hamilton ndau edhe një mendim për talentin e ri Kimi Antonelli: “Kimi zotëron gjithçka që i duhet dhe nuk ka nevojë për këshillat e mia. Ai dëshmon çdo javë talentin e spikatur, shkathtësinë dhe një qetësi shembullore. Jam tejet krenar për të. Nëse nuk ia del mbanë Ferrari të fitojë, atëherë do të gëzohesha pamasë nëse triumfi do t'i takonte Kimit dhe ish-skuadrës sime”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: