Sport
Kartoni i kuq pas vetëm tre minutash lojë, dramë për suedezin e Arhus në përballjen me Egnatian
Reklamë e Sponsorizuar
Një fillim i çmendur ka shënuar sfida mes skuadrës së Arhus dhe Egnatias, ku danezët janë detyruar të luajnë me një futbollist më pak që në minutën e tretë të takimit.
Mbrojtësi Kahl u bë protagonist negativ i kësaj përballjeje, pasi kreu një ndërhyrje të gabuar ndaj Ildi Grudës. Duke qenë se ky veprim ndërpreu një mundësi të pastër shënimi, arbitri kryesor nuk pati asnjë dyshim, duke i nxjerrë menjëherë kartonin e kuq lojtarit suedez.
Pas këtij vendimi që kushtoi rëndë për skuadrën e tij, futbollisti nuk i ka përmbajtur dot emocionet, duke shpërthyer në lot dhe duke kërkuar falje publike drejtuar tifozëve vendas për gabimin e bërë në fushë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: