Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Momente paniku në ajër: Avionit të skuadrës së njohur të hokejit i duhet ulja e jashtëzakonshme emergjente

Redaksia Lajmetereja • 22-10-2026 13:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Momente paniku në ajër: Avionit të skuadrës së njohur të hokejit i duhet ulja e jashtëzakonshme emergjente
Fluturimi i skuadrës së hokejit Pittsburgh Penguins, pjesë e Ligës Kombëtare (NHL), është ndërprerë mbrëmjen e djeshme, pasi aeroplani u detyrua të kthehej mbrapsht drejt aeroportit të Salt Lake Cityt menjëherë pas nisjes, si pasojë e përkeqësimit të papritur të shëndetit të 19-vjeçarit Ben Kindel. Talenti i ri i këtij sporti u dërgua me shpejtësi për në spital për t'i nënshtruar kontrollemjekësore të hollësishme. Ekipi nga Pittsburghu po udhëtonte drejt shtëpisë pas ndeshjes si mysafir kundër Utah Mammoth, e cila ishte mbyllur të hënën në mbrëmje me një humbje prej 5:4. Megjithatë, fluturimi u pezullua pasi sulmuesi Kindel shfaqi shqetësime shëndetësore menjëherë pasi mjeti fluturues u ngrit në ajër. Fatmirësisht, në kabinë ndodhej mjeku i skuadrës, dr. Darmesh Vyas, i cili së bashku me pjesëtarët e tjerë të stafit shëndetësor reaguan menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë sportistit. Piloti ktheu mjetin fluturues drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Salt Lake Cityt, ku një autoambulancë po priste në pistë për të marrë lojtarin. Ai u transferua menjëherë në spitalin e Universitetit të Utahut, ku mbetet nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e mjekëve. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, Pittsburgh Penguins bëri me dije se lojtari ishte i vetëdijshëm, i orientuar qartë dhe në gjendje shëndetësore stabile. “Aeroplani i Pittsburgh Penguins u kthye në Aeroportin Ndërkombëtar të Salt Lake Cityt, pak pas ngritjes, për shkak të një problemi shëndetësor që përjetoi sulmuesi Ben Kindel. Mjeku i klubit, dr. Darmesh Vyas nga Qendra Mjekësore UPMC, si dhe pjesëtarë të stafit mjekësor, ndodheshin në aeroplan dhe i ofruan menjëherë ndihmë Benit. Pas uljes, atë e priste një autoambulancë dhe u transportua në spitalin e Universitetit të Utahut për ekzaminime të mëtejshme”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga klubi. Drejtuesit e skuadrës nga Pittsburghu nënvizuan se shëndeti i sportistit dhe respektimi i privatësisë së familjes së tij përbëjnë prioritetin kryesor, ndërsa njoftuan se të dhëna të reja do të bëhen publike në momentin e duhur.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar