Aktuale
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Beqir Prokshi nga Verboci i Drenasit
Reklamë e Sponsorizuar
Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Beqir Prokshi, nga fshati Verboc i komunës së Drenasit.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur përmes një njoftimi mortor, ku janë dhënë edhe detajet për ceremoninë komemorative dhe varrimin.
Sipas njoftimit, mbledhja komemorative në nderim të të ndjerit do të mbahet të premten, më 23 tetor 2026, në orën 11:00, në Sallën e Kulturës në Drenas.
Ndërkaq, ceremonia e varrimit do të zhvillohet po atë ditë, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Verboc.
Familjes Prokshi, të afërmve dhe bashkëluftëtarëve të të ndjerit u shprehen ngushëllimet më të sinqerta.
Lavdi jetës dhe veprës së veteranit të UÇK-së, Beqir Prokshi!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: