Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Dyshohet se shiti pronën e xhaxhait për 150 mijë euro, ndalohet për 48 orë

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 19:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dyshohet se shiti pronën e xhaxhait për 150 mijë euro, ndalohet për 48 orë
Policia e Kosovës ka raportuar se një shtetase e huaj është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”. Sipas njoftimit të Policisë, hetimet janë zhvilluar nga Sektori për Hetime Financiare në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj. E dyshuara fillimisht ishte paraqitur në Polici në cilësinë e ankueses, ndërsa pas përfundimit të procedurave lidhur me ankesën e saj, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës për një rast tjetër që po hetohej nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Sipas Policisë, ajo dyshohet se kishte siguruar një autorizim të falsifikuar te një noter jashtë Kosovës, duke paraqitur një person të panjohur si xhaxhain e saj, me qëllim që të fitonte autorizimin për shitjen e pronave të tij në Kosovë. E dyshuara dyshohet se kishte tentuar disa herë t’i shiste parcelat në emër të xhaxhait, ndërsa në dy raste kishte arritur t’i realizonte shitjet. Në rastin e fundit, sipas Policisë, ajo kishte arritur të shiste një parcelë në vlerë prej rreth 150 mijë eurosh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar