Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Labinot Rexha del kundër Leonora Jakupit: Ajo nuk e përfaqëson as muzikën e rolin e opinionistes në reality show

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 19:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Labinot Rexha del kundër Leonora Jakupit: Ajo nuk e përfaqëson as muzikën e rolin e opinionistes në reality show
Këngëtari Labinot Rexha ka reaguar lidhur me edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova”, duke shprehur pakënaqësitë e tij për mundësinë që Leonora Jakupi të jetë sërish pjesë e panelit të opinionistëve. Përmes një postimi në Instastory, Rexha ka thënë se rikthimi i këngëtares në këtë rol do të përbënte një zhgënjim të madh për të, pasi, sipas mendimit të tij, ajo nuk e përfaqëson siç duhet as muzikën dhe as rolin e një opinionisteje në një format të tillë televiziv. “Nëse edhe këtë herë opinioniste do të jetë Leonora Jakupi, për mua do të jetë një zhgënjim i madh. Sipas mendimit tim, ajo nuk e përfaqëson sa duhet as muzikën dhe as rolin e një opinionisteje në një reality show”,ka shkruar ai. Rexha ka theksuar se një opinioniste duhet të jetë e paanshme, analitike dhe e aftë t'i vlerësojë situatat përmes argumenteve, e jo vetëm emocioneve. “Një opinioniste duhet të jetë e paanshme, analitike dhe e aftë të gjykojë situatat me argumente, jo vetëm me emocione. Publiku pret mendime të arsyetuara, analiza të lojës dhe vlerësime të drejta për të gjithë banorët”, thuhet në reagimin e tij. Në fund, këngëtari ka kërkuar më shumë profesionalizëm dhe transparencë në mënyrën se si komentohen zhvillimet brenda shtëpisë së BBVK-së. “Një opinioniste duhet të flasë me argumente, jo të udhëhiqet vetëm nga emocionet. Publiku meriton profesionalizëm dhe transparencë!”,ka përfunduar Rexha. Deri më tani, mbetet të shihet nëse Leonora Jakupi do të jetë sërish pjesë e panelit të opinionistëve në edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar