Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

KSHZ: Rrethi i dytë zgjedhor për kryetar të Bërvenicës do të mbahet më 1 nëntor, në garë Radiçevski dhe Jahiji

Redaksia Lajmetereja • 21-10-2026 18:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
KSHZ: Rrethi i dytë zgjedhor për kryetar të Bërvenicës do të mbahet më 1 nëntor, në garë Radiçevski dhe Jahiji
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot njëzëri e miratoi konkluzionin për finalizimin e rezultateve nga rrethi i parë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës, ku më 1 nëntor do të mbahet rrethi i dytë. Kryetari i KSHZ-së, Bojan Mariçiq në mbledhjen e sotme të 23-të informoi se kanë skaduar të dy afatet ligjore për parashtrimin e ankesave, ndërsa në Komision nuk është parashtruar asnjë ankesë. “Dua të informoj publikun se kanë skaduar të dy afatet për parashtrimin e ankesave, ai për procedurën e votimit, i cili skadoi dje në orën 19:00, dhe ai për procedurën e përcaktimit dhe përmbledhjes së rezultateve të votimit, i cili ishte deri sot në orën 12:30. Deri në skadimin e këtyre dy afateve, asnjë ankesë nuk ishte paraqitur në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”,tha Mariçiq. Sipas konkluzionit të miratuar, pas votimit të mbajtur më 18 tetor, në të cilin nuk u zgjodh kryetar në rrethin e parë të zgjedhjeve, rrethi i dytë në Bërvenicë do të mbahet më 1 nëntor. Në rrethin e dytë do të marrin pjesë kandidati me numër rendor 1, Stojanço Radiçevski nga koalicioni “Maqedonia e juaj”, i kryesuar nga OBRM-PDUKM dhe kandidati me numër rendor 6, Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar